Fitorja kundër rusit Akil Gjakovës pos të artës i sjelli edhe diçka tjetër 

Xhudo

Fitorja kundër rusit Akil Gjakovës pos të artës i sjelli edhe diçka tjetër 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2019 Në ora: 19:01
Driton Kuka dhe Akil Gjakova

Akil Gjakova tregoi potencialin e tij në garën e sotme në Grand Prix në Budapest të Hungarisë. Se sa ishte në formë xhudisti i kombëtares së Kosovës më së miri e tregon se në finale me ippon e mposhtin rusin Georgii Elbakiev.

Madje e hodhi në shpinë sikur pula pa kokë, duke fituar medaljen e artë. Përveç medaljes së artë, Gjakova (-73 kg) fiton edhe 700 pikë të reja olimpike dhe po rrugëton drejt Lojërave Olimpike – “Tokyo 2020”.

Edhe një dëshmi tjetër, se sa punë të madhe e profesionale po bëhet nga Driton Kuka, selektor, së bashku me kryetarin e Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.

Të premten Distria Krasniqi (-52 kg) dhe Nora Gjakova (-57 kg) dolën të argjendta, kurse sot Akili i artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat