Ministri i sportit:Është lajm shumë i mirë për Majlinda Kelmendin

Xhudo

Ministri i sportit:Është lajm shumë i mirë për Majlinda Kelmendin

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 13:05
Ministri i sportit:Është lajm shumë i mirë për Majlinda Kelmendin

Është lajm shumë i mirë, vendimi nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, për ta nderuar me statujë bronzi ikonën e xhudos kosovare e ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi.

Si ministër, e mirëpres bashkëpunimin me Majlinda Kelmendin e Driton Kukën si dhe me autoritetet qendrore e lokale për të përcaktuar vendin e përshtatshëm për vendosjen e statujës.

Dua të falënderoj drejtuesit e IJF-së me në krye Marius Vizer për këtë vendim të qëlluar dhe i përgëzoj Majlindën, Dritonin dhe tërë ekipin e tij për këtë mirënjohje nga IJF-ja, një dëshmi kjo për suksesin, arritjet e traditën tashmë të krijuar të Xhudës në Kosovë, shkruan Kujtim Gashi, ministër i MInistrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat