Xhudo mëson shortin për garat në EYOF Baku 2019

Xhudo

Xhudo mëson shortin për garat në EYOF Baku 2019

Më: 23 korrik 2019 Në ora: 17:58
Xhudo mëson shortin për garat në EYOF Baku 2019

Ekipi i xhudos që po e përfaqëson Kosovën në Festivalin Olimpik Evropian për të Rinj (EYOF), Baku 2019, ka mësuar shortin për garat, të cilat i nisin nesër.

Medalistja e bronztë Olimpike, Erza Muminoviq, në rrethin e parë të kategorisë -48 kilogramë, do të përballet me Anna Kriza të Hungarisë.

Fationa Kasapi në kategorinë -57 kg, në rrethin e parë takohet me sllovenen, Tasa Rozman.
Festim Beqiri, kategoria -66 kg, ndeshet me Raandel Pastel të Estonisë. 

Erza garon nesër (e mërkurë), ndërsa Fationa dhe Festimi të enjten.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat