Trajneri i Majlinda Kelmendit godet: Kjo është alarmante!

Xhudo

Trajneri i Majlinda Kelmendit godet: Kjo është alarmante!

Nga: K. G. Më: 24 korrik 2019 Në ora: 11:02
Driton Kuka

Trajneri i kampiones olimpike, Majlinda Kelmendit, Driton Kuka, ndryshe përzgjedhës i kombëtares së Kosovës në xhudo, shpreh shqetësimet e tija. 

“Në Baku po mbahen EYOF ose Lojërat Evropiane për të rinj. Gara këto të sportistëve të rinj 14-18 vjeç.

Deri sot performancë e dobët e krejt sportistëve në të gjitha sportet përfshi edhe Erzen që llogaritej favorite për medalje...

Kjo është alarmante se garuesit e rinj s’po ndërtohen si duhet në Kosovë.

Për tjerat sporte se di por për Erzen e edhe disa garues të ekipit tim saktësisht e di shkakun dhe arsyen e paraqitjes shumë të dobët!

Sporti Kulminant don jetë Sportive 100 për qind përfshi këtu edhe daljet e shpeshtuara duke zvogëluar kështu fokusin për gara serioze!

Përgjegjësi do kërkoj nga secili veç e veç, në ekipin tim!

Prezantimi i shtetit don përgjegjësi e jo të shkohet në gara për shëtitje e fotografi!

Deri në fund të EYOF ka ende garues, të shpresojmë.
Çdo federatë e trajner merrini përgjegjësitë e mos i bëni qejf vetes se kryhet gara e çdo send harrohet, këtu po i përfshij edhe njerëz në stafin e trajnerëve në ekipin tim e patjetër edhe unë dua të marr përgjegjësitë e mia”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat