Medalistja e bronztë Olimpike për të reja, Xhudistja Erza Muminoviq garoi sot në garat e Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, Baku 2019.
Xhudistja?? jonë nuk e pati ditën, pasi nuk arriti të kalojë garuesen nga Hungaria Anna Kriza, në raundin e parë të kategorisë -48 kilogramë.
Edhe pse ishte në epërsi deri në sekondat e fundit, Erza u penalizua nga gjyqtarët me tri vërejtje, raporton Komiteti Olimpik i Kosovës.