Driton Kuka tregon përse shkoi te Ramushi - Bota Sot
Driton Kuka tregon përse shkoi te Ramushi

Xhudo

Driton Kuka tregon përse shkoi te Ramushi

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2019 Në ora: 17:31
Driton Kuka tregon përse shkoi te Ramushi

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, njëhersh trajner i kampiones olimpike Majlinda Kelmendi, tregon arsye përse shkoi në partinë e Ramush Haradinajt përkatësisht në AAK.

“Sporti dhe Politika ... Për miqtë e mi dhe përkrahës të shumtë!
Çdo shqiptar që flet Shqip dhe mendon Shqip do duhej të jetë krenar me Ramushin!

Përkrahja ime për këtë njeri daton qysh moti në ditët e vështira për Kombin.
Në qeverisjen e tij ka pas vendime të mëdha për vendin tonë.
Sporti pjesa ku unë punoj dhe do vazhdoj të punoj edhe në të ardhmen është pjesa ku unë dua të jep kontributin tim!

Së pari në tatami e pse jo për krejt Sportin sepse besoj që është pjesa ku unë di dhe mundem.
Pretendimet e mia të jem afër Ramushit janë pikërisht në Sport në të mirë të Kosovës dhe sportistëve Kosovar!”, shkruan Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...