Kosova në Tokio

Xhudo

Kosova në Tokio

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 12:23
Kosova në Tokio

KOK mbulon shpenzimet e ekipit të xhudos?? në Tokio, disa ditë para botërorit Tokio 2019, thuhet në faqen e Komitetit Olimpik të Kosovës.

"Ekipi ynë i xhudos ka arritur në Tokio të Japonisë, ku prej 25 gusht - 1 shtator 2019, do të mbahet kampionati botëror.

Ekipi i prirë nga trajneri kampion Olimpik, Driton Kuka, ka udhëtuar më herët, pasi për gati një javë do të kryejnë përgatitje para botërorit, me mbështetje nga Komiteti Olimpik i Kosovës.

Të pesë xhudistët janë bursistë Olimpik dhe me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020.
Iu urojmë suksese kampionëve tanë", bëhet e ditur nga KOK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat