Ekipi i Xhudos nesër nis misionin e medaljeve në Tokio - Bota Sot
Ekipi i Xhudos nesër nis misionin e medaljeve në Tokio

Xhudo

Ekipi i Xhudos nesër nis misionin e medaljeve në Tokio

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 01:00
Ekipi i Xhudos

Ekipi i xhudos nesër (e diel) do të nis misionin për medalje në kampionatin botëror, që mbahet në Tokio të Japonisë.

Ekipi ynë përfaqësohet me pesë bursistët Olimpikë, që me sukses po e ndjekin normën Olimpike Tokio 2020: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Nesër garon Distria (-48 kg), të hënën Majlinda (-52 kg), të martën Nora (-57 kg) e Akili (-73 kg), ndërsa të premten Loriana (-78 kg). G

Garat e nesërme fillojnë në ora 04 pas mesnatës (e diel), me kohën tonë lokale, ndërsa të hënën fillojnë në ora 03:00 pas mesnatës. Blloku final zhvillohet prej orës 12:00 me kohën tonë lokale.

Sot është hedhur shorti dhe gjithë ekipi ynë ka kaluar raundin e parë pa luftë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...