Distria Krasniqi e mrekullueshme, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Xhudo

Distria Krasniqi e mrekullueshme, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Më: 25 gusht 2019 Në ora: 09:04
Distria Krasniqi e mrekullueshme, kalon në gjysmëfinale të Botërorit

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit të xhudos që po mbahet në Tokio.

Në çerekfinale të kategorisë -48 kilogramë, Krasniqi fitoi ndaj kampiones aktuale olimpike, Paula Pareto.

Në gjysmëfinale, ajo do të përballet me Funa Tonakin e Japonisë.

Paraprakisht, Distria eliminoi Narantsetseg Ganbaatar dhe spanjollen Julia Figueroa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat