Senzacion, Distria poshtëron spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Xhudo

Senzacion, Distria poshtëron spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 25 gusht 2019 Në ora: 12:49
Distria Krasniqi

Xhudistja e kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), poshtëron spanjollen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror.  Trimëreshës tonë iu deshën vetëm 33 sekonda dhe me ippon e fiton luftën ndaj Laura Abelanda Martinez.

Laura pësoi debakël që as vet s’e kishte pritur. Distria dëshmoi formën e lartë të saj, po ashtu bëri senzacion me një fitore me ippon! Medalje e bronztë për shtetin e Kosovës nga Kampionati Botëror që po mbahet në Tokio. 

Distria Krasniqi ka treguar luftëra mjeshtërore, duke mposhtur rivalet një nga një dhe para kohe deri në gjysmëfinale. Disi luftën e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e dytë u tregua mjeshtre në përballje ndaj Narantsetseg Ganbaatar nga Mongola.

Ajo e mposhti monglezen para kohe, pastaj edhe spanjollen Julia Figueroa. Spanjollja nuk i rezistoi fuqisë së trimëreshës tonë, ndërsa në çerekfinale u ballafaqua me argjentinasen Paula Pareto. Distria i dha leksion argjentinases, duke e mposhtur para kohe por në gjysmëfinale nuk ia doli në duel me japonezen Funa Tonaki.

Driton Kuka, përzgjedhës i kombëtares së Kosovës, është sikurse në qiellin e shtatë për këtë triumf të Disit dhe medalje që i solli shtetit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat