Majlinda Kelmendi medaliste e bronztë në kampionatin botëror

Xhudo

Majlinda Kelmendi medaliste e bronztë në kampionatin botëror

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos.

Në garë për pozitën e tretë, Kelmendi e ka mposhtur Joana Ramos, garuese nga Portugalia.

Kështu pas Distria Krasniqit, edhe Majlinda Kelmendi merr medalje në kampionatin botëror që po mbahet në Japoni.

Kujtojmë se gjatë ditëve të ardhshme priten të garojnë edhe Nora e Akil Gjakova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat