Driton Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi

Xhudo

Driton Kuka: Krenaria ime po rritet me ju nxënësit e mi

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 14:20
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Sukseset e sportit të xhudos nuk kanë të ndalur.

Pas Distria Kransiqit është edhe xhudistja Majlinda Kelmendi ajo që ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos i cili po mbahet në Tokio të Japonis.

Ky triumf i xhudistëve siduket e ka gëzuar tejmase trajnerin e tyre, Driton Kukën.

Ai menjëherë pas triumfit të Majlindës ka reaguar në rrjetin social “Facebook”.

Ndër tjerash Kuka ka shkruar se sot është një ditë e mrekullueshme për sportin e Kosovës dhe mbarë popullin shqiptar.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

Ditë e mrekullueshme për Sportin e Kosovës dhe mbarë popullin Shqiptar kudo që gjendet!
Medalja e dytë vjen nga Botërori në Tokio!
8 Minuta tempo e çmendur e Majlindes në Gjysëmfinale kundër Japonezes sē dytë që u takua sot nuk mjaftuan që Japonezes që krejt kohën i iku luftës të penalizohet për herë të 3 që do sjellte fitoren!
Majlinda fiton medaljen e tretë në Kampionate Botërore!
Krenaria ime po rritet me ju nxëneësit e mi!
Çdo minutë të punës time me ju e paçit hallall tërë jetën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat