Kosova në Top 10 shtetet më të forta 

Xhudo

Kosova në Top 10 shtetet më të forta 

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2019 Në ora: 16:31
Kosova në Top 10 shtetet më të forta 

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, gjithsesi se është i lumtur për ecurinë fantastike në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Tokio të Japonisë. 

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi (-52 kg) dhe Distria Krasniqi (-48 kg) janë stolisur me medalje të bronzta në kampionatin që vlerësohet si më i forti në historinë e xhudos botërore.   

“Botërori në Tokio! Pas ditës së tretë Kosova gjendet në Top 10 shtetet më të forta!
Dy medalje të fituara dhe një vend i 7 shënojnë pas tri ditësh suksesin më të madh të Kosovës në Kampionate Botërore!

Në Tokio po marrin pjesë 147 Shtete! Pikët Olimpike të fituara deri më tash janë si vijon: Distria Krasniqi 1000 pikë Olimpike 48 kg,  Majlinda Kelmendi 1000 pikë Olimpike 52 kg, Nora Gjakova 520 pikë Olimpike 57 kg, vendi i shtatë në Botëror.  Akil Gjakova 240 pikë Olimpike 73 kg, pa plasman! Loriana garon të premten!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat