Kuka: Tokio sivjet po më çmend!

Xhudo

Kuka: Tokio sivjet po më çmend!

Nga: K. G. Më: 30 gusht 2019 Në ora: 13:59
Kuka: Tokio sivjet po më çmend!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, është i emocionuar së tepërmi, tri medalje të bronzta nga Kampionati Botëror në xhudo. Loriana Kuka fiton medaljen e bronztë në kategorinë -78 kg.

“Tokio sivjet po më çmend! Tri medalje në Kampionat Botëror!
Po duket si ëndërr.

Çfarë ndjenja po më sjell Lori sivjet.
Medalja nga Kampionati Botëror për Kosovën për popullin shqiptar por...

Familja është ajo e shenjta për mua dhe besoj për çdo Shqiptar. 
Medalja Botërore edhe në familjen Kuka!
Sa shumë jam krenar sot edhe si trajner por edhe si axha i Lorianes!
Kosova mbi të gjitha”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat