Driton Kuka lavdëron punën e Komitetit Olimpik të Kosovës

Xhudo

Driton Kuka lavdëron punën e Komitetit Olimpik të Kosovës

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 11:31
Driton Kuka, Besim Hasani

Trajneri i mirënjohur, Driton Kuka ka lavdëruar punën e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Kuka nëpërmjet një shkrimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka lavdëruar punën e KOK-ut në krye me presidentin e këtij institucioni, Besim Hasani.

Ai ndër tjerash ka shkruar se ata janë duke kryer një punë të shkëlqyeshme, por sipas tij KOK-u ka dy sfida tejet të rëndësishme për të ardhmen.

E para është ndërtimi i kodit buxhetor të veçantë për sportin në raportin Qeveri- Komunë dhe e dyta që sipas Kukës është alokimi i mjeteve me kohë ose me avans për Federata.

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

Komiteti Olimpik i Kosovës ...
Puna serioze dhe gjithëpërfshirëse në të mirën e Sportit e Komitetit Olimpik është shtytëse e madhe për rezultatet tona të arritura këtë vit!
Kryetari Besim Hasani,sekretari Shasivar Haxhijaj si dhe Bordi i KOK po bajnë punë të shkëlqyeshme ...
Për KOK por edhe mbarë Komunitetin Sportiv dy çashtje kanë mbet sfida të radhës :
1.Ndërtimi i Kodit Buxhetor të veçantë për Sportin në raportin Qeveri - Komunë dhe
2.Alokimi i mjeteve me kohë ose me avans për Federatat marr parasysh që Federatat po funksionojnë me para borxh që është praktikë që duhet tejkaluar
Çdo Qeveri e ardhshme këto çashtje duhet ti ketë prioritet për avancimin e Sportit në Kosovë!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat