Kuka: Jam i gëzuar për Laurën - Bota Sot
Kuka: Jam i gëzuar për Laurën

Xhudo

Kuka: Jam i gëzuar për Laurën

Nga: K. G. Më: 13 shtator 2019 Në ora: 17:02
Kuka: Jam i gëzuar për Laurën

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është krenarë për armatën e garuesve që ka. Laura Fazliu e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian të xhudos për juniorë (U-21), që po mbahet në Vantaa të Finlandës.

“Medalistët e Kampionatit Evropian për U-21! Flaka 57 kg dhe Laura 63 kg. E veçanta për Laurën është që si 15-vjeçare u nda nga familja e saj nga qyteti i lindjes në Mitrovicë.

Atje filloj me xhudo në klubin Trepça me trajner Remzi Begun, një njeri i madh i sportit të xhudos me të cilin kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm!

Prej atëherë Laura jeton në lagjen time dhe punon e ushtron me ekipin tim dhe pothuajse është rritur me ne!

Jam i gëzuar për Laurën sepse sakrifica e saj për tu nda nga familja në kërkim të suksesit po i shpaguhet, me këtë medalje ajo tregoj që ka potencial të madh edhe për medalje Elitare për të rritur!”, shkruan Kuka.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat