Kuka: Logjika e deritashme e financimit të Memorandumeve për Federatat i ka sjell shumë prej tyre para kolapsit

Xhudo

Kuka: Logjika e deritashme e financimit të Memorandumeve për Federatat i ka sjell shumë prej tyre para kolapsit

Më: 24 shtator 2019 Në ora: 10:37
Nora Gjakova, Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka thënë se po vazhdojnë me intensitet përgatitet në ambientet ideale për stërvitje në Rogla. “Stërvitjet në bjeshkë po vazhdojnë me intensitet të lartë për ekipin tonë elitar drejt cakut më të rëndësishëm vitin tjetër 2020 në Lojërat Olimpike!

Dy javë të plota do qëndrojmë në bazën tonë të vjetër në Rogla të Sllovenisë me kushte ideale për stërvitje!

Dy javë përveç stërvitjeve mua po më shërbejnë që në qetësi të detalizoj deri në zero çdo gjë deri në Lojërat Olimpike sa i përket sistemit stërvitor dhe periodizimit të saktë që forma të kulmoj aty ku duhet që është sfida më e madhe e çdo trajneri!

Duhet cekur që ekipi Olimpik po mbështetet nga KOK kurse pjesa tjetër e ekipit nga federata dhe klubet e xhudos!

Federata e xhudos sivjet i ka 6 medalje elitare tri në Lojërat Evropiane dhe tri në Kampionat Botëror dhe sipas Kategorizimit aktual të Sporteve llogaritet vetëm një rezultat dhe kjo për ne tashmë duhet tejkaluar nga KOK dhe mandej rrjedhimisht nga Ministria.

Sipas kësaj logjike po i bie që një medalje ka vlerë njëjtë si të fitohen 6 të tilla në gara Elitare prandaj reflektoni dhe vlerësoni si duhet ...

Logjika e deritashme e financimit të Memorandumeve për Federatat i ka sjell shumë prej tyre para kolapsit dhe tash duhet bë me dije që kjo logjikë s’do vazhdoj më dhe Federatat por edhe KOK s’duhet të rrijnë duarkryq për këtë çështje!”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat