Kuka: Laura Fazliu është shembulli më i mirë 

Xhudo

Kuka: Laura Fazliu është shembulli më i mirë 

Nga: K. Goca Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:29
Kuka: Laura Fazliu është shembulli më i mirë 

Xhudistja Laura Fazliu shkëlqeu në Kampionatin Botëror për U-21 që po mbahet në Maroku. Reprezentusja e Kosovës fitoi medaljen e bronztë, duke shënuar sukses të jashtëzakonshëm.

Puna e vëllezërve Kuka, Agronit dhe Dritonit, po shpërblehet me suksese të mëdha.

Agroni është kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe Dritoni përzgjedhës i kombëtares së Kosovës. 

“Laura Fazliu është shembulli më i mirë që sakrifica shpërblehet, e ardhur nga Mitrovica në Pejë para 4 vitesh e larg familjes me qëllim për të korrë sukses në sportin e xhudos, sot na e dëshmoj se është një potencial e nivelit më të lartë botëror duke fituar medalje në Kampionatin Botëror për U21”, thotë Agroni për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat