Kjo është formula e trajnerit të Majlinda Kelmendit për sportistët e Kosovës

Xhudo

Kjo është formula e trajnerit të Majlinda Kelmendit për sportistët e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 20 tetor 2019 Në ora: 12:14
Kjo është formula e trajnerit të Majlinda Kelmendit për sportistët e Kosovës

Xhudoja nuk ka medalje e trofe që nuk i ka sjellë shtetit të Kosovës nga garat e nivelit më të lartë ndërkombëtar. Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, ka bërë një punë të madhe dhe që ka dhënë rezultate që kanë lënë botën sportive pa fjalë.

Trajneri më i mirë shqiptar, që në vitin 2016 me Majlinda Kelmendin (-52 kg), i solli Kosovës medaljen e parë të artë olimpike pas 8 viteve shtet. Kuka ka një këshillë për sportistët e Kosovës.

”Për një fund javë të mirë.

Një sugjerim apo këshillë për të gjithë që duan të merren me sport aktiv apo rekreativ.
Kosova dhe sportistët që pretendojnë rezultate Kulminante përveç periodizimit të stërvitjeve për një Cikël Olimpik 4-vjeçar rëndësi të madhe duhet kushtuar edhe mënyrës së të ushqyerit por kjo gjithmonë në bazë të analizave të gjakut individualisht për secilin veç e veç e jo ndryshe!
Në Kosovë sot kemi shumë trajner të cilët punojnë me garues në sporte të ndryshme e të cilët punën e bazojnë vetëm në ato çka shohin nëpër youtube apo rrjete sociale kjo po reflekton me shumë pak suksese me të rinjtë në gara serioze!

Kjo tregon që është koha që Institucionet Sportive të ndërtojnë një sistem licencimi jo vetëm për klubet por edhe për ata që punojnë në vende ku njerëzit bëjnë sport për shëndet e rekreacion!

Të tillë kemi shumë sidomos nëpër fitnese të ndryshme dhe që ju sugjerojnë marrje të suplementeve nga më të ndryshmet dhe të cilat ju kanë shkaktuar probleme në shëndet e kemi raste që kanë përfunduar me pasoja fatale!

Çdo i ri që don të merret me sport apo të ketë trup me muskuj duhet të ketë kujdes nga njerëz joprofesionist edhe për stërvitjet adekuate por sidomos në ushqimet që konsumojnë”, shkruan Kuka në porfilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat