Vjen reagimi i Driton Kukës pas suksesit të Majlinda Kelmendit

Xhudo

Vjen reagimi i Driton Kukës pas suksesit të Majlinda Kelmendit

Më: 24 tetor 2019 Në ora: 16:57
Driton Kuka dhe Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi i ka sjellë edhe një medalje të artë Kosovës.

Xhudistja nga Peja ka triumfuar në Grand Slamin e Abu Dhabi, duke mundur në finale xhudisten nga Italia, Odette Giuffrida.

Pas suksesit, ka ardhur edhe reagimi i trajnerit Driton Kuka.

Ai ka thënë se sot do të festojë me të artën, duke iu referuar Majlinda Kelmendit.

“Sot po festojmë me të artën! Grand Slam Gold Abu Dhabi Champion”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat