Presim medalje tjetër sot nga Abu Dhabi, këtë herë nga Akili

Xhudo

Presim medalje tjetër sot nga Abu Dhabi, këtë herë nga Akili

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 08:53
Akil Gjakova

Sot garimin do ta vazhdojë xhudisti Akil Gjakova që garon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Gjakova, raundin e parë e kaloi pa luftë ndërsa në rrethin e dytë të të ketë punë me indianin, Nilesh Balhara.

Dje, Majlinda Kelmendi i solli medaljen e artë Kosovës, ndërsa presim që me medalje të kthehet edhe Akili.

Nesër do të garojë edhe xhudistja e fundit, Loriana Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat