Akil Gjakova e nis mbarë, kalon në rrethin e tretë

Xhudo

Akil Gjakova e nis mbarë, kalon në rrethin e tretë

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 09:37
Akil Gjakova

Është duke u zhvilluar Grand Slami i xhudos “Abu Dhabi 2019”.

Sot nga garuesit nga Kosova është në luftë për medalje xhudisti Akil Gjakova në kategorinë  -73kg.

Gjakova ka arritur ta fitoj luftën e parë, kështu duke u kualifikuar në rrethin e tretë të këtij Grand Slami.

Ai në në raundin e dytë e mposhti garuesin indian Nilesh Balhara, ndërsa në raundin e tretë Gjakova do të ndeshet me xhudistin belg, Dirk Van Tichelt.

Kujtojmë që gjatë ditës së djeshme, Majlinda Kelmendi arriti të stoliset me medaljen e artë në këtë Grand Slam në kategorinë -52 kg.

Nesër do të garojë edhe garuesja e katërt e Kosovës, Loriana Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat