Majlinda: Po punoj zellshëm për ta shkruar historinë përsëri për Kosovën

Xhudo

Majlinda: Po punoj zellshëm për ta shkruar historinë përsëri për Kosovën

Më: 27 tetor 2019 Në ora: 22:14
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi ka thënë se është plotësisht e përqendruar në punë dhe përgatitje për ta mbrojtur titullin olimpik dhe për ta shkruar përsëri historinë në Lojërat Olimpike Tokyo 2020. Në një përsëritje të finales së Lojërave Olimpike Rio 2016, Kelmendi doli më e mirë se Giuffrida përsëri, duke e fituar medaljen e saj të shtatë grand slam në karrierë.

Në vitin 2016, 28-vjeçarja shkroi historinë në Brazil, duke u bërë atletja e parë që ia fiton Kosovës një medalje olimpike. Pas këtij triumfi, xhudistja nga Peja tha se është duke punuar zellshëm për ta fituar përsëri medaljen e artë në Lojërat Olimpike e vitit të ardhshëm në Japoni.

“Nuk është e lehtë, por unë po përpiqem dhe po punoj vërtet shumë për ta mbrojtur titullin dhe për ta shkruar përsëri historinë për vendin tim”, tha Majlinda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat