Lajm i madh për Majlinda Kelmendin pas të artës së fituar në Grand Slam Abu Dhabi

Xhudo

Lajm i madh për Majlinda Kelmendin pas të artës së fituar në Grand Slam Abu Dhabi

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 17:26
Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi është ngjitur në renditjen botërore të xhudos pas Grand Slamit të Abu Dhabit, por kjo nuk mund të thuhet edhe për xhudistët e tjerë.

Javën që shkoi u mbajt Grand Slami i Abu Dhabit në xhudo, ku garuan katër xhudistë.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin xhudistët e Kosovës që morën pjesë në këtë Grand Slam.

Por ishte vetëm Majlinda ajo që i solli Kosovës medalje, me të artën që e fitoi në duelin me italianen Odette Giuffrida, të cilën para tre vitesh e kishte mposhtur edhe në Rio për ta fituar medaljen e artë Olimpike.

Federata Ndërkombëtare e Judos (IJF) ka publikuar renditjen e përditësuar ku ngritje ka shënuar vetëm Majlinda Kelmendi.

Majlinda falë të artës tashmë është ngjitur në pozitën 4, nga pozita e 5-të, derisa në total i ka të grumblluara 5450 pikë.

Sa i përket pikëve olimpike, Majlinda tash ka 4152 pikë olimpike dhe renditet në pozitën e dytë, prapa vetëm japonezes Uta Abe, Insporti

Pikët olimpike të Majlinda Kelmendit pas Grand Slamit të Abu Dhabit

Akil Gjakova ka rënë për një pozitë në kategorinë -73 kilogramë, pasi në Abu Dhabi e fitoi vetëm një luftë, teksa u eliminua në të dytën.

Gjakova tani ndodhet në pozitën e 8-të teksa ka rënë për një pozitë, dhe ka të grumbulluara gjithsej 4314 pikë.

Sa i përket pikëve olimpike, Akil Gjakova ka 2639 pikë dhe është në pozitën e 10-të.

Njëjtë ishte edhe për Nora Gjakovën në kategorinë deri 57 kilogramë, pasi që e fitoi vetëm një luftë teksa u mund në të dytën.

Sidoqoftë Gjakova nuk ka humbur pozita, ndërkaq ka të grumbulluara gjithsej 6110 pikë.

Ndërkaq, sa i përket renditjes olimpike Nora Gjakova mban pozitën e 5-të me 3400 pikë.

Për një pozitë në renditje, në kategorinë -78 kilogramë, ashtu si Akil Gjakova ka rënë edhe Loriana Kuka.

Kuka tashmë mban pozitën e 11-të në kategorinë e saj me gjithsej 4237 pikë të grumbulluara.

Loriana Kuka zuri vendin e 5-të derisa i arkëtoi 360 pikë olimpike, ndërsa në renditjen olimpike ka gjithsej 2963 pikë dhe radhitet e 7-ta. 

Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat