Kuka: Federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe...

Xhudo

Kuka: Federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe...

Nga: K. G. Më: 17 nëntor 2019 Në ora: 16:43
Kuka: Federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe...

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ndryshe trajneri i kampiones olimpikes Majlinda Kelmendi, ka kritikuar federatat sportive dhe sipas tij federata vetëm nëpër kafe shprehin shqetësimet e tyre. “Krejt Kosova po vlon në prag të ndeshjes me Anglinë ...

Spektakël i madh për vendin tonë me pas mysafir një ekip Kulminant nga një vend mik!
Mikpritja tregon virtytet tona si popull dhe kjo shpresoj të ruhet gjithmonë.

Por në fushë dhashtē Zoti 5 copa Anglisë.
E si gjithmonë sporti po i jep energji vendit tonë por Sporti gjegjësisht federatat janë mbet pa asnjë financim dhe tremujorshi i fundit i vitit federatat i ka mbështet për muri me ja qit çelësin e me i ndal aktivitetet krejt!!
E federatat kanë zgjedh rrugën ma të keqe që vetëm nëpër kafe ti shprehin shqetësimet eventualisht me ndonjë e mail duke mos ngrit zërin për gjendjen alarmante.
Komiteti Olimpik bashkë me federatat një takim urgjent për këtë çështje!

Kosovë suksese sonte na bëni krenar me lojë e përkushtim ashtu siç sportistët po e bajnë ma së miri për shtetin tonë të ri e Kombin tonë Shqiptar”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat