Kina gatitu Kosovës, rusja pas, Driton Kuka ka një mijë arsye...

Xhudo

Kina gatitu Kosovës, rusja pas, Driton Kuka ka një mijë arsye...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 11:51
Kina gatitu Kosovës, rusja pas, Driton Kuka ka një mijë arsye...

Xhudistja e Kombëtares së Kosovës, Distria Krasniqi (-48 kg), lartësoi shtetin tonë në garën Masters në Qingdao të Kinës. 

Të pranishmit që ishin në sallë, të gjithë gatitu kur u intonua himni shtetëror i Kosovës dhe para Flamurit tonë dhe madje Flamuri rus ishte pas nesh, për faktin se Krasniqi fiton në kategorinë -48 kg.

Distria në finale tregoi mjeshtërinë e saj dhe e mposhti garuesen nga Mongolia, Narantsetseg Ganbaatar, ndërsa rusja Irina Dolgova zuri vendin e tretë. 
Përzgjedhësi i Kosovës, Driton Kuka, ka një mijë e një arsye që të mburret, jo vetëm për medaljen e artë që fituan sot në Kinë. 

E para, me sukseset që po arrin kudo e ka bërë botën që të ngritët në këmbë. E dyta edhe në shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe madje shtetet e fuqishme i ka detyruar që të ngritën në këmbë, si Rusinë në të kaluarën dhe sot edhe Kinën.

Kuka edhe një herë tregoi se është trajneri më i mirë që njeh bota shqiptare dhe më së miri e faktojnë sukseset e njëpasnjëshme. Kuka tregoi edhe një herë se ka një armatë garuesesh për Tokio ku në vitin e ardhshëm mbahen Lojërat  Olimpike.

E treta, Kuka sa e sa herë ka dhënë recetën se si arrihet deri të suksesi, po këtë formulë askush nuk mundet dhe as po mundet ta kuptoi në vendin tonë. Sot me Distrinë edhe një herë e bëri krenarë popullin shqiptar, sepse kjo medalje ka vlera të shumëfishta, sepse u fitua në Kinë dhe aty u nderua himni e Flamuri ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat