Kuka: Distria me këto pikë e ka të garantuar normën olimpike 

Xhudo

Kuka: Distria me këto pikë e ka të garantuar normën olimpike 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:52
Kuka: Distria me këto pikë e ka të garantuar normën olimpike 

Xhudistja Distria Krasniqi i solli medalje Kosovës nga gara e fortë “Masters”, që po mbahet në Qingdao të Kinës. Agron Kuka, kryetar i Federatës së Xhudos së Kosovës, komplimenton Distrian.

Ky sukses, kjo medalje dhe nderim i Himnit e i Flamurit nga një shtet që nuk e njeh Kosovën, a është edhe një konfirmim i fuqisë së Kosovës në sportin e xhudos?

“Fitorja e Distrias në Mastersin e Qingdao është dëshmia më e mirë qe me punë serioze edhe shtetet më të forta në rruzullin tokësorë janë të shtyra ta respektojnë shtetin dhe flamurin e Kosovës!

Distria me këto 1800 pikë e ka të garantuar normën olimpike dhe atë në rangun më të lartë”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat