Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, beson e shpreson se Kosova do ta ketë një ministër kredibil.
Sinqerisht me 3 ministrat e fundit për Sport kemi pas fat! Që të tre figura serioze politike dhe me ndikim të duhur për të avancuar Sportin përpara!
Sporti i xhudos arriti atë që politika as që mund ta imagjinoj për momentin!
Në Rusi e Kinë me respekt e dinjitet fal këtyre dy protagonisteve u respektuan simbolet dhe shteti ynë i ri, kryefjala e imazhit në Botë patjetër janë të arriturat e sportit.
Po pres që Ministria për Kulturë, Rini e Sport të jetë me Ministër kredibil dhe autoritativ, aty ku Kosova ka fituar më së shumti në imazh presim një njeri me vlera dhe ndikim!”, shkruan Kuka.