Xhudistet mitrovicase Era dhe Natyra Hyseni që jetojnë në Gjermani dhuruan 14 palë kimone për KXh Trepça

Xhudo

Xhudistet mitrovicase Era dhe Natyra Hyseni që jetojnë në Gjermani dhuruan 14 palë kimone për KXh Trepça

Nga: F.B Më: 25 dhjetor 2019 Në ora: 18:03
Xhudistet mitrovicase

Sportistë tanë ngado që shkojnë përveç synimeve për jetësore për mirëqenie, arritje dhe ngritje profesionale, asnjëherë nuk harrojnë as vendlindjen vendin ku kanë bërë hapat e parë në sport.

Jeta në mërgim gjithmonë ka qenë e rëndë edhe e vështirë, pasi shkëputesh nga trungu, nga trualli dhe ke mall për vendin vendlindje e atdheun.

Por pikërisht këto mbajnë të gjallë në zemrën dhe mendjen e secilit mërgimtar, nderin dhe traditën dhe bartjen e saj nga brezi në brez duke e kultivuar jo vetëm me vizita por edhe mbështetje në forma edhe mënyra të ndryshme.

Dëshirojmë që të themi disa fjalë për dy vajza mitrovicase, të cilat tash e sa vite jetojnë me familjet e tyre në Gjermani, por që ruajnë kujtime nga fillet e para të marrjes me xhudo dhe që nuk kanë harruar klubin minator.

Ato përveç vazhdimit të shkollës dhe rezultateve të kënaqshme nuk kanë lënë padore as marrjen me sport përkatësisht me xhudo, ku vazhdimisht shquhen me rezultate edhe suksese, duke fituar tituj nderi, mirënjohje e medalje duke nderuar vetën, familjen por edhe qytetin e kombin prej nga vijnë.

Dy goca xhudiste të cilat këtyre dite u rikthyen në folenë e tyre, në parketin e stërvitjeve janë Era dhe Natyra Hyseni duke vazhduar traditën që sa herë ndodhen në vendlindje në Mitrovicë, i vazhdojnë ushtrimet në në klubin e mirënjohur mitrovicas “Judo Klub Trepça” me trener Remzi dhe Blenard Begu.

Vizita e tyre dhe dëshira për të falënderuar për ato që kanë mësuar në këtë klub vazhdimisht shoqërohet edhe me ndonjë pajisje që do ndihmoj gjeneratat e reja. Kësaj radhe ato duke falënderuar edhe mbështetjen nga pjesa tjetër e familjes Hyseni kanë dhuruar 14 palë kimono – si rekuizita tepër të domosdoshme për garuesit.

Ky donacion ka vlerë shumëfish më të madhe se vlera e 14 palë kimonove, për faktin se ato vazhdojnë të jenë mirënjohëse klubit edhe qytetit por edhe të kultivojnë humanizmin dhe dashurinë ndaj vendlindjes.

Gjeneratat e reja së bashku me fëmijët dhe trajnerët janë ndierë shumë të respektuar dhe të kënaqur me iniciativën për mbështetje nga dy gocat ish-xhudiste të klubit.

Trajneri i klubit Remzi Begu u shpreh shumë mirënjohës dhe falënderues për donacionin e gocave Hyseni, pasi ky kontingjent i kimonove do jetë ndihmesë e madhe për garuesit, ndërsa trajnerit premtojnë se ato do të jenë edhe motivim për punë akoma më të madhe në arritjen e rezultateve dhe sukseseve të xhudistëve mitrovicas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat