Gjenerata e Olimpiadës

Xhudo

Gjenerata e Olimpiadës

Nga: K. Goca Më: 1 janar 2020 Në ora: 12:56
Driton Kuka

Xhudoja është sporti që ka sjellë suksese më të mëdha në shtetin e Kosovës. Edhe viti 2019 është vit i madh i xhudos, dukesjellë medalje pas medalje nga garat e ndryshme prestigjioze evropiane e botërore. Xhudistet Majlinda Kelmendi (-52 kg), kampione olimpike, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka, shkëlqyen, por edhe shumë xhudiste e xhudistë të rinj. Një armatë e xhudos po përgatitet në mënyrën më të mirë, për vitin e madh që po vjen, vitin 2020, ku do të mbahen Lojërat Olimpike – “Tokyo 2020”. Sport që vazhdimisht sjellë gëzime të njëpasnjëshme nga rrafshi ndërkombëtar, si Distria Krasniqi (-48 kg) dhe Majlinda Kelmendi (- 52 kg), fituan medaljet e bronzta në Kampionatin Botëror, Majlinda fitoi medaljen e artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, ndërsa Nora Gjakova të argjendtën në -57 kg dhe Loriana Kuka, një talente e madhe, doli e bronztë në -78 kg! Majlinda, Nora, Distria, Akili e Loriana, përgatiten për sfidat e mëdha të vitit 2020, sidomos për Lojërat Olimpike, ngjarja më e madhe në botë. Trajneri Driton Kuka punon pareshtur dhe në kërkim të sukseseve të reja. Kuka ka përgatitur një “armatë” xhudistesh, që të gjithë besojnë e shpresojnë se do të sjellin medalje edhe nga Lojërat Olimpike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat