Kuka: Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet

Xhudo

Kuka: Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet

Nga: K. G. Më: 9 janar 2020 Në ora: 13:24
Distria Krasniqi në aksion në Kampin Olimpik në Austri!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Driton Kuka, konfirmon se kanë nisur përgatitjet për edicionin e ri.
“OTC Mittersil 2020...

Ekipi ynë Olimpik i nis përgatitjet në vitin e ngjarjes më të madhe Sportive sivjet ne Tokio!”, njofton Kuka. 

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, xhudiste që përgatiten për sfida të mëdha.

Xhudoja është sport kombëtar në vendin tonë dhe që ka sjellë të gjitha medaljet e mundshme, deri te medalje e artë olimpike duke iu falënderuar Majlinda Kelmendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat