Kuka: Nora - njëra nga pretendentet serioze për medalje në Lojërat Olimpike!

Xhudo

Kuka: Nora - njëra nga pretendentet serioze për medalje në Lojërat Olimpike!

Nga: Kemajl Goca Më: 24 janar 2020 Në ora: 10:50
Kuka: Nora - njëra nga pretendentet serioze për medalje në Lojërat Olimpike!

Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, e ka vlerësuar lart medaljen e bronztë të Nora Gjakovës (-57 kg), e cila e fitoi në garën e fortë Grand Prix në Tel Aviv të Izraelit.  

“Nora garoj në Grand Prix në Tel Aviv dhe pat një paraqitje shumë të mirë duke u bazuar edhe në konkurrencën e jashtëzakonshme në këtë garë.

Nora dëshmoj se është njëra nga pretendentet serioze për medalje në Lojërat e sivjetme Olimpike! 

Në këtë garë ajo fitoj 350 pikë olimpike dhe me këtë forcon pozitën për normë!”, tha Kuka për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat