Kullashi - i argjendtë në Itali

Xhudo

Kullashi - i argjendtë në Itali

Nga: K. G. Më: 26 janar 2020 Në ora: 15:35
Kullashi - i argjendtë në Itali

Xhudistët e Kosovës vazhdojnë me suksese në arenën ndërkombëtare, duke fituar medalje. Arbër Kullashi fiton medaljen e argjendtë në kategorinë 81 kg në turneun “Alpeadria” në Lignano të Italisë.

“Sot në Lignano garuan juniorët U21 dhe Abi u stolis me medalje pas një ditë me 7 luftëra gjithsej, nismë e mbarë e tij për këtë vit!

Favoriti për medalje Shpat Zekaj erdh deri në gjysmëfinale ku pësoj një lëndim dhe u desh të ndërpres garat, shpresojmë që lëndimi të mos jetë i rëndë! Rios Kuka - kategoria 90 kg shënoj dy fitore dhe arriti në çerekfinale dhe mandej pësoj humbje, ka mungesë përvoje në gara ndërkombëtare diç që sivjet do mundohem ta fitoj.

Selim Berisha e Arbër Nikçi fituan nga një fitore mandej u eliminuan dhe mbetën pa plasman. Kosova nga kjo garë kthehet me tri medalje të të gjitha ngjyrave!”, njofton Driton Kuka, selektor i kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat