Mbi 15 mijë shikues në Paris, Distria Krasniqi shkatërron rivalen, fiton të artën!

Xhudo

Mbi 15 mijë shikues në Paris, Distria Krasniqi shkatërron rivalen, fiton të artën!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 10:24
Distria si bulduzer

(E plotësuar) -  Distria Krasniqi  fiton medaljen e artë në kategorinë -52 kg në Grand Slam në Paris.

Ajo ka bërë luftë të madhe në përballje me italianen Odette Giuffrida. Krasniqi e përgatitur maksimalisht, luftonte si luaneshë në duel me rivalen. Atmosferë drithëruese, mbi 15 mië shikues në Paris, Distria e hodhi në tokë 28 qindtat e kohës pa përfunduar sfida, duke fituar pikë. Pas 12 sekonda edhe e mposht rivalen. 

Distria Krasniqi edhe një herë tregoi potencialin e saj, sidomos në garën më të madhe “Grand Slam” në Paris. Në secilën luftë ka qenël e jashtëzakonshme, dëshmia më e mirë që në finale triumfoi 16 sekonda para përfundimit të duelit.

Ajo me mençuri udhëhoqi luftën, dëgjojë fjalët e përzgjedhësit Driton Kuka dhe kjo edhe reflektoi në fitoren e madhe ndaj një rivales shumë të fortë. Distria po tregon se është në formë më të mirë dhe kurrë më e gatshme edhe për Lojërat Olimpike -  “Tokyo 2020”. 
 

Distria Krasniqi (-52 kg) 'fluturon', në finalen e madhe në Paris! Ajo e mposhti brazilianen Sarah Menezes. Kosova e ka të garantuar medaljen e argjendtë por që kërkon të artën. Distria do të takohet me Odette Giuffrida nga Italia.

Nora Gjakova (-57 kg)  e ka mposhtur në repezash Jessica Klimkait nga Kanada, ndërsa për medalje ndeshet me francezen Leonie Sarah Cysique.

Telma Monteiro nga Portugalia e mposht Nora Gjakovën, ndërsa kjo e fundit do të luftojë në repezash për medaleje të bronztë. 

Nora Gjakova (-57 kg) e ka mundur me ippon Priscilla Gneton e Francës. 

Nora (-57 kg) u kualifikua në çerekfinale, pas fitores ndaj francezs, Priscilla Gnetto, medaliste e bronztë Olimpike.

 

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale, e cila me ippon mposhti japonezen Ai Shishime, 26 sekonda pa mbaruar ballafaqimi Distria e shtriu përtoke toke rivalen duke u kualifikuar më tej.   Distria Krasniqi arriti në gjysmëfinale të kategorisë (-52 kg). Ajo mposhti kampionen e botës 2017, japonezen Ai Shishime.Distria tani gjendet në gjysmëfinale ku do të ndeshet me Sarah Menezes nga Brazili.

Distria Krasniqi ka kaluar në çerekfinale të Grand Slamit të xhudos, që po mbahet në Paris të Francës. 

Xhudistja jonë mposhti francezen, Penelope Bona, në kategorinë -52 kg. Në çerekfinale takohet me kampionen e botës 2017, Ai Shishime.

Laura Fazliu (-63 kg) u mposhtë nga jugkoreanja, Ju Han, në raundin e dytë.

Nora Gjakova (-57 kg) takohet me Priscilla Gnetton në raundin e tretë.

Grand Slami vlen për pikë Olimpike Tokyo 2020.

Distria Krasniqi e fuqishme, e ka fituar luftën e parë në ‘Grand Slamin’ e Parisit.

Xhudistja nga Kosova në sfidën e parë ka mposhtur garuesen nga Algjeria, Faiza Aissahine.

Distria është duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori kjo në të cilën jemi mësuar ta shohim Majlinda Kelmendin, që po mungon në turneun e madh të Parisit.

Xhudistja Krasniqi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e tretë takohet me francezen e njohur Penelope Bonna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat