Nora, Distria e Laura e nisin me fitore Grand Slamin e Parisit

Xhudo

Nora, Distria e Laura e nisin me fitore Grand Slamin e Parisit

Më: 8 shkurt 2020 Në ora: 11:18
Grand Slami i Parisit

Tri xhudistet tona, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, e kanë nisur me fitore Grand Slamin e Parisit.

Laura Fazliu shënoi fitoren e parë në debutimin e saj në Grand Slam. Ajo në kategorinë -63 kilogramë mposhti turken Minel Akdeniz. Laura ka nisur misionin e saj për të fituar normën Olimpike Tokio 2020.

Distria Krasniqi, e cila sot po garon në -52 kilogramë, mposhti Faiza Aisahine të Azerbajxhanit, derisa Nora (-57 kg) mundi Alexanda Florian të Azerbajxhanit, ndërsa në luftën e ardhshme e pret francezja, Priscilla Gneto, medaliste e bronztë Olimpike Londra 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat