Ky është vëllai i madh i Driton e Agron Kukajt, i vëllezërve që po e çojnë në këmbë botën! 

Xhudo

Ky është vëllai i madh i Driton e Agron Kukajt, i vëllezërve që po e çojnë në këmbë botën! 

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shkurt 2020 Në ora: 16:31
Përkrah Sylës është vajza e tij, xhudistja e talentuar Loriana Kuka, pastaj Nora Gjakova, Dritoni dhe Agroni. 

Vëllezërit Kukaj, Dritoni e Agroni, me garuesit e tyre po e çojnë në këmbë botën sportive. Dritoni është selektor dhe Agroni – president i Federatës së Xhudos së Kosovës, të cilëve ia kanë lakmi e tërë bota, për nivelin e xhudisteve e të xhudistëve që kanë krijuar e për sukseset që po shënojnë.

Në fotografi në të majtë është Sylejman Kuka, vëllai i madh i Agronit dhe Dritonit.

Syla është mbështetës i madh i vëllezërve të tij dhe ka merita të mëdha për rezultatet që kanë arritur deri me tash.  Përkrah Sylës është vajza e tij, xhudistja e talentuar Loriana Kuka, pastaj Nora Gjakova, Dritoni dhe Agroni. 

Vëllëzërit Kuka që po e bëjnë të lumtur kombin shqiptar me suksese të njëpasnjëshme, duke i prurë Kosovës edhe medaljen e artë olimpike në vitin 2016 kur kishte vetëm 8 vite shtet, shteti më i ri në botë.

Kukajt nuk e kanë ndërmend të ndalen, synojnë me garueset e tyre edhe shumë medalje olimpike për Kosovën.

Syla është në Paris dhe përgëzoi Distria Krasniqin për medaljen e artë dhe Nora Gjakovën për të bronztën në garën e madhe Grand Slam.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat