Vizer: Populli i Kosovës ka shpirt luftarak, krenohuni me Majlinda Kelmendin

Xhudo

Vizer: Populli i Kosovës ka shpirt luftarak, krenohuni me Majlinda Kelmendin

Më: 1 mars 2020 Në ora: 12:45
Marius Vizer

Presidenti i Federatës Botërore të Xhudos, Marius Vizer gjatë javës së kaluar qëndroi në Kosovë.

Ai ishte i pranishëm në ceremoninë për përzgjedhjen e më të mirëve nga Komiteti Olimpik i Kosovës “Laureatët 2019”, si dhe në përurimin e shtatores se sportistes më të suksesshme, Majlinda Kelmendit, shtatore kjo që pikërisht ishte dhuratë nga organizata që Vizer udhëheqë, shkruan KosovaPress.

I pari i xhudos në botë në një intervistë për KosovaPress, shprehu kënaqësinë e të qenurit sërish në Kosovë, derisa vlerësoi lartë të arriturat e xhudistëve të Kosovës dhe Federatës së Xhudos në arenën ndërkombëtare.

Vizer: Nder për mua të jem në Kosovë

“Është një nder i madh për mua që të jem i ftuar dhe të merr pjesë në Galën e Komitetit Olimpik, dhe isha plot emocione sepse i mbaj mend të gjithë hapat e procesit të pranimit, kur forcave të ndryshme u bënë së bashku me Kryetarin e Komitetit Olimpik, ish Ministri i Sportit, dhe shumë njerëz të sportit nga Kosova, por më në fund ishte shpaguar. Tani Kosova mund të jetë krenare që i kanë pranuar plotësisht në Komitetin Olimpik, një komitet i respektuar dhe me medalje të artë të arritur në lojërat Olimpike në Rios”, tha fillimisht ai.

Sa i përket sportistes më të suksesshme nga Kosova, Majlinda Kelmendi i pari i xhudos botërore u shpreh se ai e njeh që një kohë të gjatë xhudisten nga Peja dhe shpreson që ajo të përsërisë suksesin e arritur në lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Vizer: Shpresoj që Majlinda të rikthehet me medalje nga Tokio

“Unë e njoh Majlindën që prej kohësh pas pranimit në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos. Më vonë ishte Kampionati Botëror për junior në Paris dhe për herë të parë ishte duke u intonuar himni I Kosovës dhe flamuri i Kosovës ishte aty. Sinqerisht unë isha duke qarë nga emocionet dhe respekti për përpjekjet e saj dhe përpjekjet e Federatës së Xhudos. Me këtë rast unë dua te përgëzojë kryetarin Agron Kuka, trajnerin Dritonin dhe të gjithë anëtaret e federatës për rezultatet më të mira të arritura nga ta, dhe më shumë se kaq është një rast i vetëm që rezulton nga Majlinda që vërtetohet se Kosova ka një sistem të fortë metodik në xhudo dhe shpresoj që në lojërat e radhës Olimpike në Tokio ata do të kenë mundësinë të marrin edhe më shumë medalje”, deklaroi ai.

Për fund, Vizer u shpreh se është i impresionuar me punën që është bërë nga organizatat sportive pas pranimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe sipas tij shpirti luftarak i një shteti siç është Kosova bënë gjithçka të mundur.

Vizer: Populli i Kosovës ka një shpirt luftarak

Unë jam i impresionuar me të vërtetë për të gjitha përpjekjet për pranim pasi Kosova u pranua, unë mendoj se shpirti i kombit ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm sepse edhe në fillim ishte shumë i vështirë pranimi dhe pothuajse nuk kishte shanse mirëpo shpirti luftarak dhe shpirti i fortë si dhe profili i një kombi krenar më në fund bëri gjithçka të mundur”, përfundoi ai.

Kujtojmë që kjo nuk ishte vizita e parë e Vizer në Kosovë, pasi që ai ka qenë edhe më herët në shtetin tonë dhe njihet si një ndër personat që e ka ndihmuar Kosovën më së shumti në procesin e pranimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat