Driton Kuka kërkon që të merren masa për Koronavirusin

Xhudo

Driton Kuka kërkon që të merren masa për Koronavirusin

Më: 11 mars 2020 Në ora: 13:11
Driton Kuka

Koronavirusi tashmë ka përfshirë një pjesë të madhe të botës.

Gjatë ditës së sotme edhe në Shqipëri është shënuar viktima e parë nga ky virus, shkruan KosovaPres.

Madje edhe Federata Botërore e Xhudos i ka ndaluar të gjitha garat ndërkombëtare për shkak të këtij virusi.

Ndërkohë që rreth kësaj çështje ka reaguar edhe trajneri më i mirë kosovar, Driton Kuka.

Kuka nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se duhet të merren masa për parandalimin e këtij virusi, para se ky virus të përhapet edhe në Kosovës si dhe të kontrollohen të gjithë personat që hyn në Kosovë.

 

Ja postimi i plotë i Driton Kukës:

Corona...
Federata Botërore dhe Evropiane e xhudos kanë suspenduar çdo aktivitet deri në fillim të majit!
Masë kjo e marr për tu mbrojtur nga infeksioni i virusit.
Në kontakt me miq nga mbarë Bota sidomos me sportist e trener nga Italia të gjithë ata për ne kanë një porosi,të mos e nënçmojmë virusin Corona!
Minimumi që do duhej që Kosova në ketë moment ta ndërmarr është që çdo njeri që hyn në Kosovë të vetë karantinohet për dy javë duke ndjekur udhëzimet e duhura si të sjellet gjatë kësaj kohe!
Kosova deri tash për fat të mirë ska ende raste por pse të mos mbesim të tillë edhe më tutje!
Shqipëria u mobilizua pas rasteve të shfaqura,e ne të mobilizohemi para se të ndodhin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat