Kuka: Preventiva s’doli me sukses!

Xhudo

Kuka: Preventiva s’doli me sukses!

Më: 13 mars 2020 Në ora: 19:08
Kuka: Preventiva s’doli me sukses!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo,  Driton Kuka, ka postuar një shkrim në profilin e tij në facebook. 

“Para dy ditësh me sugjerim të miqve nga mbarë Bota e që jemi në kontakt apelonin të marrim masa deri edhe te mbyllja e kufijve përveç rasteve specifike e që shteti ka mekanizma ti zbaton por kjo nuk ndodhi!

Tashmë kemi rastet e para të virusit në Kosovë, e tash numri i njerëzve që ishin në kontakt me këta persona do gjurmohet të shpresojmë me sukses por do ishte mrekulli që ky numër të mbetet i tillë, diçka që se besoj aspak!

Kujdesi tashmë duhet shtuar që kontakti të reduktohet dhe pastërtia të jetë sipas udhëzimeve të dhëna nga kompetentët!

Arsim Gerxhaliu të jam mirënjohës që tentove që të sensibizosh opinionin për preventivë edhe më të thellë por su vendos ashtu.

E ne që kemi përjetuar luftën dijmë të izolohem pa panik e nervoz por me kreativitet e solidaritet me njëri tjetrin sikur në kohëra të vështira! Foto nga arkiva për një mbrëmje të mirë”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat