Ministrja Dumoshi telefonon ekipin e xhudos, përshëndetet nga Driton Kuka

Xhudo

Ministrja Dumoshi telefonon ekipin e xhudos, përshëndetet nga Driton Kuka

Më: 25 mars 2020 Në ora: 11:27
Foto

Ekipi i xhudos së Kosovës vazhdon të jetë në karantinë aty u po përgatitet për garat që i presin në të ardhmen.

Ani pse tashmë është bërë zyrtare shtyrja e Lojërave Olimpike për vitin 2021, xhudistët kosovarë nuk po ndalen me stërvitjet e tyre.

Trajneri Driton Kuka ka njoftuar se sot ata kanë marrë një telefonat nga ministrja Vlora Dumoshi e cila është përkujdesur për ta parë gjendjen e sportistëve.

“Jemi falënderues ministres Dumoshi si dhe drejtorit Ibër Alaj për video telefonatën me ekipin tonë në karantinë dhe me qasjen e përkrahjen e tyre karshi ekipit tonë të xhudos!

Jemi mirënjohës për kurajon që po i jepni ekipit të qëndrojë i fortë një ditë pas shtyrjes së Olimpiadës e cila është ëndërr e çdo sportisti!

Po besojmë që së bashku do shkojmë më të motivuar e të fuqishëm kurdo që Lojërat Olimp ike mbahen.

Shëndet për krejt miqtë kudo që janë!

Kosova mbi të gjitha …”, ka shkruar Driton Kuka në rrjetin social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat