Trajneri më i suksesshëm, apel për shtetin shqiptar: Hapni kufirin....

Xhudo

Trajneri më i suksesshëm, apel për shtetin shqiptar: Hapni kufirin....

Më: 18 prill 2020 Në ora: 13:03
Trajneri më i suksesshëm, apel për shtetin shqiptar: Hapni kufirin....

Trajneri më i suksesshëm i xhudos, Driton Kuka që është edhe përzgjedhës i Kosovës i ka bërë një apet tepër të rëndësishëm në “Facebook” shtetit shqiptar që lidhet me Koronavirusin.

Ai ka shkruar se shteti amë Shqipëria duhet të mendojë që ta hap kufirin me Kosovën për turizëm. Një gjë të tillë, trajneri i medalistes olimpike Majlinda Kelmendi, e ka bazuar duke u nisur edhe nga disa përvoja të shteteve të tjera.

Postimi i Driton Kukës:

“Shqipëria shteti ynë amë të mendoj qysh tash se si do hap kufirin artificial në mes nesh që pas dobësimit të virusit të i kemi dyert hapur drejt bregdetit Shqiptar!

Shtete të ndryshme po planifikojnë që turizmi të filloj brenda kufijve të shteteve të tyre!

Dua të dëgjoj që nisma të tilla po planifikohen!

Udhëtimi i parë dua të jetë Shqipëria jonë për çdo Shqiptar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat