Xhudoja në kohën e Covid-19 – rrëfimi i Distria Krasniqit

Xhudo

Xhudoja në kohën e Covid-19 – rrëfimi i Distria Krasniqit

Më: 23 prill 2020 Në ora: 18:04
Distria Krasniqi

Distria Krasniqi është njëra nga xhudistet kosovare që ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare.

Mirëpo siç duket xhudo nuk është e vetmja që i xhudistes 24-vjeçare i pëlqen ta praktikojë.

Në një intervistë për ‘JudoInside’, Distria ka treguar që ajo kur ishte më e re ishte edhe një balerinë e po ashtu edhe këndonte.

“Kur isha më e re, isha balerinë. Më pëlqeu gjithashtu të këndoja dhe në të vërtetë mësova piano për katër vjet. Kjo mund të befasojë shumë njerëz”, tregoi Distria.

Kurse kohën jashtë stërvitjeve xhudistja kosovare tregoi që po e kalon edhe duke mësuar të luaj në kitarë.

“Kur mbaroj stërvitjen, shikoj disa filma, lexoj libra, vizatoj pak dhe po mësoj të luaj kitarë”, ka thënë ajo.

“Besoj se viti shtesë do të më lejojë të përgatitem më mirë mentalisht, fizikisht dhe teknikisht për Lojërat Olimpike. Do të jem plotësisht e gatshme për Tokio në vitin 2021”, tha ajo.

Krasniqi është e dyta në renditjen botërore në kategorinë deri 48 kilogramë, prapa Daria Bilodidit të Ukrainës.

Në koleksionin e saj të medaljeve ajo e ka një të bronztë në Botëror dhe një të argjendtë në kampionat evropian, në nivel senior. Ndërkohë ka fituar edhe të artën botërore për junior.

Në fund të vitit të kaluar Distria fitoi të artën në Mastersin në Qingdao të Kinës. Kurse, në shkurt të këtij viti fitoi të artën në Grand Slamin e Parisit, por në kategorinë deri 52 kilogramë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat