Driton Kuka: Pse dalin me rezultate në orët e vona të natës!?

Xhudo

Driton Kuka: Pse dalin me rezultate në orët e vona të natës!?

Nga: K. Goca Më: 26 prill 2020 Në ora: 13:06
Driton Kuka: Pse dalin me rezultate në orët e vona të natës!?

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, është i shqetësuar që edhe qyteti i tij, Peja, është futur në karantinë. Ai ka shtruar edhe pyetje, pse po dalin me rezultate në orët e vona të natës.    

“Peja qyteti im prej sot në karantinë!
Ishim në pritje të masave lehtësuese por ndodhi e kundërta!

Përveç izolimit edhe ekonomia është ndalur dhe të shohim mbas 4 majit si do reflektohet në këtë drejtim!

Mbrëmë në qytetin tonë para daljes së numrit të infektuarve ishte një gjendje jo e mirë, një pritje me nervoz e ankth.
Ishin testuar një numër i madh i qytetarve por dolën vetëm dy te infektuar!

Pse po dilet me rezultate në orët e vona të natës!?
Praktikë e keqe dhe do ishte mirë të ndërrohej, Shqipëria del çdo ditë në ora 11.00 të ditës dhe është model i mirë!”, shkroi Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat