Driton Kuka përzgjidhet në Komisionin e trajnerëve të Evropës

Xhudo

Driton Kuka përzgjidhet në Komisionin e trajnerëve të Evropës

Më: 30 prill 2020 Në ora: 14:56
Driton Kuka

Sukseset e Kosovës në sportin e xhudos po vazhdojnë edhe në kohën e pandemisë së koronavirusit.

Trajneri i mirënjohur Driton Kuka e ka bërë të ditur se është bërë pjesë e komisionit të trajnerëve pranë federatës evropiane të xhudos.

Kuka këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, e i njëjti më pas është shpërndarë edhe nga federata e xhudos së Kosovës.

“Officially Part of Coach Commission of EJU!

Zyrtarisht nga dje jam pjesë e Komisionit të trenerëve pranë federatës Evropiane!

Dje në mailin e Federatës së xhudos erdh një njoftim që jep përgjegjësi por njëkohësisht është mirënjohje dhe vlerësim për punën time”, ka shkruar Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat