Driton Kuka tregon planin e Federatës së Xhudos për stërvitje gjatë pandemisë

Xhudo

Driton Kuka tregon planin e Federatës së Xhudos për stërvitje gjatë pandemisë

Më: 4 maj 2020 Në ora: 16:47
Driton Kuka

Trajneri i mirënjohur i xhudos, Driton Kuka çaste më parë ka bërë të ditur se Federata e Xhudos e Kosovës, e cila udhëhiqet nga vllau i tij, Agron Kuka do të përpunoj një plan për ti ndihmuar xhudistëve në ushtrime te tyre gjatë kësaj kohe të pandemisë.

Ja çfarë do të përmbaj ky plan:

Sipas Kukës kjo formë do ringjallte klubet sepse pauza shumë e gjatë mund të reflektoj negativisht deri edhe në humbjen e garuesve por edhe mbyllje të klubeve

Evidentimi i mundësive për stërvitje gjatë pandemisë ...
Federata e xhudos gjatë periudhës 04-18 Maj do përpunoj një plan i cili në vija të trasha do duket kështu :
18 Maj - 02 Qershor
- Lejimi i stërvitjeve në ambient të hapur
- Numri i garuesve të jetë deri 10 persona
- Stërvitjet të jenë me vetëm një trener
- Grupi të jetë fiks me emra të përveçëm
- Stërvitjet të jenë pa kontakt dhe me distancë që i përmbush kriteret e distancimit social
Prej 02 Qershor e më tutje
Lejimi i stërvitjeve edhe në palestra
- Numri i garuesve të jetë deri në 10 persona
- Të fillohet stërvitja me një partner fillimisht
- Grupi të jetë me emra të përveçëm nga stërvitjet e filluara me 18 Maj në ambient të hapur
Pas këtyre masave deri në një afat tjetër e duke përcjellur gjendjen të avancohet me lehtësime tjera!
Palestra të ketë gjysëm ore pauzë në mes grupeve që të merren masa dezinfektuese
Kjo formë do ringjallte klubet sepse pauza shumë e gjatë mund të reflektoj negativisht deri edhe në humbjen e garuesve por edhe mbyllje të klubeve!
Të avancojmë përpara me strategji për dalje nga situata e krijuar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat