Modeli i Federatës së xhudos së Kosovës për rifillimin e stërvitjeve të xhudos

Xhudo

Modeli i Federatës së xhudos së Kosovës për rifillimin e stërvitjeve të xhudos

Më: 10 maj 2020 Në ora: 14:07
FXhK iu drejtohet autoriteteve shtetërore, lidhur me rifillimin e stërvtijeve

Me shpresë që MKRS dhe KOK do punojnë më me ngulm me Ministrinë e shëndetësisë dhe IKSHP për fillimin e stërvitjeve nëpër klube më së largu më 18 Maj,Federata e xhudos propozon një model për rifillim të stërvitjeve për sportin e xhudos si vijon :

Faza e parë 18 Maj – 01 Qershor
– Stërvitje në ajër të pastër
– Të respektohet distanca 2 m
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trener
– Grupi të jetë me njerëz të njejtë çdo stërvitje
– Përshëndetjet me përkulje ( si në foto )
– Përmbajtja e stërvitjes (Fizike,fleksibilitet, koordinim duar e këmbë për xhudo )

Faza e dytë 01 Qershor deri në vendim tjetër
– Stërvitje në sallë
– Stërvitje në grupe deri 10 persona + 1 trener
(Mundësisht grupet e njejta nga faza e parë )
– Stërvitjet e xhudos me vetëm një partner
– Pa ndrrim të partnerit gjatë stërvitjes
– Partnerët ku ka mundësi të bëhen nga garues që jetojnë bashkë
(Vëlla më vëlla,motër me motër etj )
– Rekomandohen stërvitje teknike
– Rekomandohen stërvitje për breza.", shkruan në faqen e federatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat