Driton Kuka reagon ashpër: Mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj! - Bota Sot
Driton Kuka reagon ashpër: Mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!

Xhudo

Driton Kuka reagon ashpër: Mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!

Nga: K. G. Më: 31 maj 2020 Në ora: 22:14
Driton Kuka reagon ashpër: Mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës në xhudo, ka reaguar ashpër me zhvillimet e fundit në sportin e Kosovës.

“Me dhjetëra mijëra të rinj në Kosovë po prisnin 1 qershorin për rifillimin e stërvitjeve!

Ministrja Dumoshi e kryetar i KOK-ut Besim Hasani qysh sonte takim me Ministrin Vitia e IKSHP se klubet po shuhen, a e dini sa luan rol sporti në shëndetin mental të fëmijëve!

E pabesueshme kjo punë!

Kosova spaska sporte tjera përveç futbollit.
Sonte jo ma vonë të veproni!!

Stërvitjet duhen vazhduar qysh nesër mos boni hajgare me afër 100 mijë të rinj!
Kemi dërguar si federatë protokollet tē punuara me zell e përkushtim për rifillimin e klubeve të xhudos por askush asnjë veprim konkret!”, shkruan Kuka në profilin e tij në facebook.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat