Kuka: Rifillim të mbarë dhe me përkushtim 

Xhudo

Kuka: Rifillim të mbarë dhe me përkushtim 

Nga: K. G. Më: 2 qershor 2020 Në ora: 13:10
Kuka: Rifillim të mbarë dhe me përkushtim 

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, e ka mirëpritur fillimin e përgatitjeve.

“Njoftim nga KOK për federatat dhe klubet për rinisjen e stërvitjeve!

Dje nga Komiteti Olimpik i cili në bashkëbisedim me Ministritë e Sportit dhe Shëndetësisë si dhe IKSHPK u njoftuam që u dha drita e gjelbërt për rifillimin e stërvitjeve për klubet sportive nê Kosovë.
Sugjerimet dhe protokollet e mënyrës së stërvitjeve ne si federatë do ju dërgojmë në mail klubeve të xhudos, masa të cilat duhet përfillur me kujdes dhe përgjegjësi.

Rifillim të mbarë dhe me përkushtim e punë drejt sukseseve të reja për të gjithë sportistët e vendit tonë”, shkruan Kuka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat