Tirana me shtëpi të re, përurohet palestra!

Xhudo

Tirana me shtëpi të re, përurohet palestra!

Më: 14 korrik 2020 Në ora: 15:55
Tirana me shtëpi të re, përurohet palestra!

Sporti është motori i jetës dhe ai që realisht kontribon në mënyrë të theksuar te përmirësimi i shëndetit. Vite më parë, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të propozonte paketën “më shumë investime në sport, më pak në shëndetësi”, nisur nga një unazë lidhëse e faktit se kush praktikon qoftë një disiplinë sportive është më pak i prirur të sëmuret dhe të ketë nevojën e kurave të spitalit e kështu me radhë, shkruan telesport. 

Por, nëse sporti ka edhe objektiv sportiv dhe ambicje për të arritur sukses dhe trofe individualisht dhe në skuadër, atëherë alkimia është perfekte.

Mes shumë disiplinave sportive në Shqipëri, futbolli është më popullori (si në të gjithë botën) Por, kjo nuk do të thotë se me mund, sakrifica dhe pasion, disiplina të tjera të mos arrijnë frytet e punës.

Xhudo është zhvilluar jashtëzakonisht vitet e fundit dhe po flasim sidomos për ekipin Xhudo Tirana, e drejtuar nga Shkurt Cullhaj, një mbiemër që tashmë në këtë kategori ka hedhur themelet dhe vazhdon të jetë promotori i gjithçkaje.

Kujtojmë këtu sportistin dhe medalistin Indrit Cullhaj, që ka nderuar shumë herë Shqipërinë në Lojërat Kombëtare dhe Ndërkombëtare, duke arritur rezultate të shkëlqyera.

Por që suksesi të ketë më shumë mundësi të vijë duhet që kushtet e stërvitjes dhe punës për të arritur te ajo rrugë të jenë moderne dhe të kohës. Ndaj, përurimi i palestrës së re të Xhudo Tirana është pritur si një lajm shumë i bukur si për fëmijët që stërviten, ashtu edhe për profesionistët që duan të vazhdojnë të luftojnë për medalje.

Një kontribut financiar i ardhur edhe nga sponsor dhe sportdashës që e kanë ndjekur dhe e kanë mbështetur këtë disiplinë dhe ekip. Falë tyre është arritur edhe të ndërtohet një palestër që do të shërbejë për të rritur dhe stërvitur breza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat