Kuka: Kosova po ndërton çdo ditë e më shumë kapacitetet shtetërore 

Xhudo

Kuka: Kosova po ndërton çdo ditë e më shumë kapacitetet shtetërore 

Nga: K. G. Më: 25 korrik 2020 Në ora: 12:18
Kuka: Kosova po ndërton çdo ditë e më shumë kapacitetet shtetërore 

Selektori i kombëtares së Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka bërë të ditur se është vizituar nga ambasadori në Kroaci, Gëzim Kasapolli.

“Ambasadori i Kosovës në Kroaci Gëzim Kasapolli me Atasheun Ushtarak na vizituan gjatë përgatitjeve në Poreç!

Përndryshe para udhëtimit dhe gjatë qëndrimit në Kroaci ishim në kontakt të vazhdueshëm dhe të mbështetur nga Ambasadori Kasapolli.

Kosova po ndërton çdo ditë e më shumë kapacitetet shtetërore në mbështetje të popullit kudo e kurdo që ka nevojë”, ka shkruar Kuka në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat